Klinika e Mbjelljes së Flokëve në Tirane | Klinika Dermolife
Transplanti i flokëve është metoda moderne për të rikthyer flokë të forë që nuk bien më kurrë. Në klinikën Dermolife bashkëpunojmë prej 20 vitesh me ekspertë nga turqia që përdorin teknika bashkëkohore DHI dhe Sapphire Fue për të garantuar një rezultat sa më natyral, në harmoni me fytyrën dhe vetëimazhin tuaj.
-
20+ vite eksperiencë
-
5 ekipe ekspertësh nga Turqia
-
Teknika dhe ambiente bashkëkohore
-
Garanci e përjetshme
-
Asistencë 24/7
Mbjellja e Flokëve në Shqipëri
Transplanti i flokëve në Shqipëri ofron një kombinim unik: cilësi të klasit botëror pa çmimet e fryra të Evropës. Paketat tona të udhetimit janë gjithëpërfshirëse. Përfshihet bileta vajtje - ardhje, transporti, akomodimi në hotel me 5 yje, asistencë në gjuhën tuaj, procedura e mbjelljes së flokëve, paketa e kujdesit post procedurës dhe çertifikatë garancie.
Pse të zgjidhni Klinikën Dermolife?
Përtej ekspertizës ndërkombëtare të mjekëve tanë, ne operojmë si një strukturë spitalore e kompletuar, e gatshme për çdo situatë, edhe ato më komplekset. Ofrimi i asistencës 24/7 në gjuhë shqipe, italiane dhe angleze, bashkë me organizimin e plotë të udhëtimit, qëndrimit dhe trajtimit, e bën eksperiencën tuaj të lehtë dhe pa stres. Çmimet tona janë ndër më konkurrueset në vend, pa kompromis në cilësinë e rezultatit përfundimtar.
Analiza e FlokutMe ne, flokët janë një hall më pak!
Në Kliniken Dermolife, procedurat e transplantit të flokëve realizohen kryesisht me anestesi lokale, e cila mund të aplikohet me injeksion ose pa injeksion, sipas preferencës dhe gjendjes së pacientit. Përdorim teknikat e fjalës së fundit për mbjelljen e flokëve: FUE, DHI dhe Sapphire FUE, të kombinuara me anestezinë e duhur për secilin pacient, duke siguruar rezultate natyrale, pa dhimbje dhe rikuperim të shpejtë.
- Anestezi lokale me ose pa injeksion
- FUE, DHI, Sapphire FUE
- Rezultate Natyrale
- Rikuperim i Shpejtë
Vizita në Klinikën Dermolife
Ngarkoni fotot dhe shikoni modelin e ri të flokëve në 3D.
Pas simulimit 3D, organizojmë konsultën nëpërmjet telefonit ose në klinikë për vlerësim më të detajuar nga ekspertët tanë.
Bazuar në gjendjen shendetësore dhe dëshirat estetike, ndërtojmë planin e punës, duke përfshirë numrin e grafteve, teknikën dhe llojin e anestezisë që do të përdoret.
Rikuperimi është po aq i rëndësishëm sa procedura vetë. Ju do të merrni udhëzime të detajuara për kujdesin e flokëve, ndërsa ekipi ynë është në dispozicion 24/7 për çdo pyetje apo nevojë.
Mbjellja e Flokëve në Klinikën Dermolife
Çdo fazë e transplantit të flokëve është e ndërtuar për të ofruar komoditet maksimal tek pacientet tanë. Ndër të tjera, Organizimi 360 gradë është pika jonë e fortë e cila na lejon të ofrojmë shërbim cilësor për flokë të shëndëtshëm dhe të fortë.
Sa kushton mbjellja e flokëve në Shqipëri?
Çmimi i transplantit të flokëve varet nga teknika që përdoret, numri i graft-eve dhe lloji i anestezisë. Në klinikën Dermolife, kostoja për një procedurë standarde varion nga 1000€ deri në 1450€.
Për pacientët ndërkombëtarë, ofrojmë paketa udhëtimi që përfshijnë biletën e avionit, akomodimin në hotel, transportin dhe përkthyes në gjuhën tuaj.
Çfarë na veçon nga të tjeret?
| Dermolife Hair Clinic | Te Tjeret | |
|---|---|---|
| • Hotel + Vip Transfer | ||
| • City Tour | ||
| • Analiza e Flokeve | ||
| • 3 Seanca PRP falas | ||
| • Aftercare Kit | ||
| • Strukture Spitalore |
Mbjellja e Flokëve në Klinikën Dermolife
Histori Suksesi
Pyetjet e bera shpesh
Ku dallon teknika DHI nga FUE?
FUE (Follicular Unit Extraction) është metoda ku graft-et nxirren një nga një dhe vendosen në zonën e dëshiruar. DHI (Direct Hair Implantation) është një variant më i avancuar, ku graft-et implantohen direkt me një penë speciale, pa hapje të kanaleve. Avantazhet kryesore të teknikës DHI janë shpejtësia dhe dendësia.
Nga merren flokët për të kryer transplantin?
Flokët merren kryesisht nga zona donatore në pjesën pas-dhe anësore të kokës, ku flokët janë të qëndrueshëm dhe nuk bien lehtë. Në raste të veçanta, mund të përdoren edhe flokë nga mjekra ose zona të tjera të trupit.
Sa ditë duhet të pres për t’u rikthyer në punë?
Shumica e pacientëve mund të kthehen në punë pas 2 - 5 ditëve, në varësi të gjendjes dhe ndjeshmërisë së zonës së transplantit.
Sa ditë duhet të pres për t’u rikthyer në palestër?
Rekomandohet të prisni 2-3 javë pas transplantit para se të riktheheni në aktivitete intensive fizike si palestra, për të shmangur djersitjen e tepërt dhe rrezikun për infeksion.
Kur mund të shkoj te berberi pas transplantit?
Berberi mund të vizitohet rreth 3-4 javë pas transplantit, për prerje të lehta. Të qetheni me makinë dhe nuk duhet të dëmtohet zona e transplantit.
Çfarë shampoje duhet të përdor pas transplantit të flokëve?
Rekomandohet të përdorni shampo të buta, të rekomanduara nga mjeku, për të shmangur irritimin, zbokthin dhe mykun.
Pse bien flokët pas transplantit?
Pas transplantit, ndodh ajo që e quajmë “shock loss”. Ky është proces normal dhe pjesë e periudhës së rikuperimit. Mund të zgjasë 2 - 4 muaj.
A mund të mbjell flokët nëse jam diabetik?
Po, transplanti i flokëve mund të kryhet edhe nga pacientët me diabet, por është e rëndësishme që gjendja të jetë e stabilizuar dhe mjeku të monitorojë shëndetin gjatë procedurës.



