Metoda DHI
DHI eshte risia me e fundit e transplantimit te flokeve. Teknika DHI perdor nje pene inovative implantuese qe ben te mundur transplantimin e folikulave te flokeve pa kerkuar hapje paraprake kanalesh.
Analiza e FlokutPerse te zgjedhesh Implantimin Direkt te Flokut (DHI)?
Sot, DHI njihet gjeresisht si metoda me e mire dhe me rezultative ne bote. Ndryshe nga metodat klasike, DHI eshte plotesisht pa dhimbje, duke shmangur njekohesisht plaget dhe hapjen paraprake te kanaleve.
Analiza e Flokut4 hapa per te rikuperuar floket e humbur
Nepermjet Implantimit Direkt te Flokut kemi kontroll te plote ne thellesine, kendin dhe drejtimin e graftit me saktesi te plote. Fale penes speciale DHI, hapja e kanaleve dhe implantimi i grafteve kryhet ne te njejten kohe. Procesi eshte unik dhe kerkon pervoje dhe ekspertize.
Hapi 1: Analiza e Flokeve
Kryeni analizen tuaj te flokeve online, falas dhe pa asnje obligim perpara ardhjes tuaj.
Hapi 2: Nxjerrja e grafteve
Rrenjet e flokeve fillimisht do te lirohen dhe do te nxirren ne menyre individuale. Keto dy hapa do te kryhen ne nje levizje te vetme duke shmangur plaget dhe shenjat ne lekuren e skalpit.
Hapi 3: Ruajtja dhe pasurimi me lende ushqyese
Menjehere pas nxjerrjes, graftet vecohen dhe ruhen ne nje tretesire me lende ushqyese. Ne menyre qe ato te ruajne vitalitetin e tyre, graftet furnizohen me biotine dhe substanca te tjera jetike. Kjo i mban folikulat tuaja te forta dhe te pergatitura per hapat vijues.
Hapi 4: Transplantimi
Pena ka nje diameter 0,5 mm dhe 1,5 mm, prandaj do te kemi nje saktesi shume e larte te vendosjes se grafteve, duke mundesuar keshtu nje rezultat te bukur estetikisht dhe natyral.