Koha e Rikuperimit
Paketat tona aftercare te cilat permbajne medikamentet, solucionet dhe keshillat e nevojshme jane te formuara posacerisht per te pershpejtuar kohen tuaj te rikuperimit dhe per te paraprire cdo efekt anesor.
Eshte e rendesishme qe ditet e para pas mbjelljes se flokeve te vishni rroba te rehatshme dhe te gjera ne menyre qe te shmangni kontaktin me zonen e pasme te kokes nga ku jane nxjerre folikulat e flokeve. Eshte krejtesisht normale qe floket e mbjelle te fillojne te bien per nje periudhe kohore 4 mujore. Por pas kesaj, rritja do te filloje gradualisht derisa floket te arrijne dendesine e predispozuar dhe rezultatin e deshiruar.
Analiza e Flokut15 ditet e para deri ne muajin e 12-te.
Rikuperimi i kanaleve con ne formimin e koreve disa dite pas mbjelljes se flokeve. Skuqja ne zonat e trajtuara konsiderohet normale dhe eliminohet pas nje kohe te shkurter. Keshillojme qe te mos konsumoni alkool ne ditet e para pas mbjelljes deri ne maksimumi 15 dite, por vendimi mbetet ne doren tuaj. Ne muajin e trete ose te katert floket do te fillojne te rriten, ndersa ne muajn e gjashte do te kete ndryshime te dukshme. Nje vit me vone, floket do te kene marre formen e tyre te predispozuar dhe nje shkelqim te shendetshem dhe natyral.
Procesi i rikuperimit
Nese instruksionet tona do te ndiqen me kujdes nga ana e pacientit, periudha e rikuperimit nuk do te jete e sikletshme, perkundrazi 15 ditet e para qe konsiderohen ‘problematike’ do t’ju duken si nje muaj mjalti. Kompleksi i vitaminave A, B, C dhe E jane efektive per shendetin e flokeve tuaj. Sidomos vitamina B e cila rekomandohet pas mbjelljes se flokeve. Zinku eshte gjithashtu nje nga suplementet e rekomanduara qe duhet te merret pas procedures se mbjelljes se flokeve.
Analiza e FlokutPerkujdesja pas mbjelljes se flokeve
Cfare duhet te keni parasysh nder te tjera pas mbjelljes se flokeve eshte aktiviteti fizik. Nuk rekomandojme ne asnje menyre sporte te renda dhe aktivitete qe kerkojne shume perpjekje fizike.
Gjithashtu duhet te keni parasysh se shendeti i flokeve fillon nga rrenjet. Kryerja e rregullt e seancave PRP dhe marrja intensive e vitaminave te rekomanduara nga ekipi yne specialst do te konstribuoje ne rezultatin perfundimtar.
Nuk e gjetet pergjigjen tuaj?
Qindra paciente vendas dhe te huaj cdo vit zgjedhin kliniken Dermolife per te permiresuar pamjen e tyre. Mjeshteria, vemendja ndaj te bukures dhe cmimet e lira na bejne te jemi zgjedhja juaj e pare per mbjelljen e flokeve.
Rezervo tani
Pyetjet e bera shpesh
Cfare e diferencon Dermolife Hair Clinic nga klinikat e
tjera?
Mjeshteria e stafit tone bazuar ne dije te thelluara, eksperience shumevjecare dhe paisje bashkekohore kombinuar me ndjeshmerine e spikatur ndaj te bukures na leojn te realizojme proceduren e transplantit te flokeve me rezultate maksimale dhe natyrale te cilat do t’ju zgjasin per gjithe jeten.
Do te ndjej dhimbje gjate procedures?
Mbjellja e flokeve kryhet me anestezi lokale. Teknikat e avancuara ne mjekesi mundesojne komfort dhe nje procedure pa dhimbje per pacientin. Me qindra paciente prane klinikes Dermolife kane konfirmuar se ndjejne 0% dhimbje gjate procedures.