Eshte e dhimbshme procedura e mbjelljes se flokeve?
Avancimi ne mjekesi mundeson qe procedura e mbjelljes se flokeve te jete teresisht pa dhimbje. I gjithe procesi kryhet nen anestezi lokale me injeksione te vogla ne zonen e nderhyrjes per te reduktuar dhimbjet dhe per te garantuar nje rikuperim te shpejte te pacientit. Sapo mpirja e kokes te filloje, ju nuk do te ndjeni asnje dhimbje gjate procesit te mbjelljes se flokeve. Pergjithesisht, rikthimi ne rutinen e perditshmerise eshte i mundur nje dite pas nderhyrjes por pacienti mund te largohet nga klinika ne po te njejten dite qe perfundon mbjelljen e flokeve. Rekomandohet qe pjesen e mbetur te dites pacienti te pushoje dhe te mos kryeje aktivitete fizike. Rezultatet shihen menjehere pas muajit te 3-te dhe ka garanci te perjetshme.
Dhimbje pas transplantimit te flokeve
Pasi te kete
perfunduar efekti anestezise, pacienti mund te ndjeje
ndjesi te sikletshme ose dhimbje. Disa paciente e
pershkruajne kete dhimbje ekuivalente me dhimbjen qe
mund te kaloni pasi keni prere lehtesisht veten padashur
me nje brisk. Ne fakt, transplantimi i flokeve nuk eshte
nje procedure shume invazive, pra nuk shkon me thelle se
lekura, ndaj nuk pritet te kete dhimbje te medha dhe te
pa perballueshme.
Nese dhimbja behet e pakendshme, mund te lehtesohet me nje qetesues te lehte. Metodat e vjetra te mbjelljes se flokeve, ne vecanti, shpesh linin nje dhimbje, qe ndjehej sikur lekura ishte teper e shtrire, ne zonen donatore. Megjithate, metodat moderne te transplantimit te flokeve Sapphire FUE dhe DHI, nuk e shkaktojne kete ndjesi, pasi folikulat implantohen individualisht dhe nuk hiqen shirita te lekures sic ndodh ne rastin e FUT.
Ne shumicen e rasteve, pacientet e pershkruajne ndjesine pas anestezise lokale si ndjesi pickuese. Kjo ndodh kryesisht per shkak se indet nervore jane “acaruar” nga procedura e transplantit te flokeve. Megjithate, per shumicen e njerezve kjo eshte nje pervoje e bute dhe afatshkurter.
Dhimbje gjate periudhes se rikuperimit
Nese skalpi
trajtohet me kujdes, nuk duhet te kete dhimbje gjate
periudhes se rikuperimit. Faza fillestare eshte
afersisht 14 dite.Ne raste te rralla, kruarja ose prekja
e tepert e zonave te trajtuara mund te shkaktojne acarim
te lekures. Kjo mund te jete disi e dhimbshme. Ekspozimi
i drejtperdrejte ndaj rrezeve te diellit ne javet e para
pas mbjelljes se flokeve mund te shkaktoje gjithashtu
acarim te lekures prandaj rekomandojme te shmangni
ekspozimin me kohe te zgjatura ne diell per te pakten 2
muaj. Kontakti me substanca te papastra ose thonj te
piste mund te lejoje qe patogjenet dhe mikrobet te hyjne
ne zonat e trajtuara dhe te cojne ne infektim. Proceset
inflamatore gjate infeksionit mund te cojne ne skuqje
dhe ndjesi djegieje ne zonat e trajtuara ose te formojne
pucrra. Per te parandaluar dhimbjen prej acarimit ose
infeksionit, zonat e trajtuara duhet te jene ne kontakt
vetem me rroba te pastra ose kellefe jasteku te paster.